Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreun e kësaj partie, Bedri Hamza.
Takimi tanimë ka përfunduar.
Pas këtij takimi u.d kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku foli shkurt para mediave.
Ajo deklaroi se nuk kanë asnjë dallim në përmbajtje, por vetëm në procedura.
“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.
E pyetur nëse Ligji për Specialen do të shkojë sot në Kuvend, ajo deklaroi shkurtimisht se beson që po.
Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja./Lajmi.net/

