Vincent Kompany pritet të rikthehet në stolin e Bayern Munichut të premten, në ndeshjen ndaj Kolnit.
Lajmi për rikthimin e trajnerit belg është konfirmuar në prag të kësaj përballjeje, ndërsa presidenti i klubit, Herbert Hainer, ka hedhur poshtë spekulimet se sëmundja e tij ishte shkaktuar nga stresi, shkruan Indeksonline
Hainer ka shfrytëzuar rastin për të vlerësuar punën e Kompanyt, duke theksuar aftësinë e tij për të bashkuar skuadrën dhe për të krijuar një atmosferë pozitive brenda ekipit.
Kështu, Bayerni pritet ta ketë sërish në drejtim trajnerin e tij për duelin e së premtes ndaj Kolnit në Bundesliga./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

