Lionel Messi raportohet se ka ndërprerë marrëdhëniet personale dhe të biznesit me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), ndërsa në qendër të kësaj situate është presidenti Claudio Tapia.
Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “A24”, pika e fundit që çoi në këtë vendim ishte një reklamë e birrës, në të cilën imazhi i Messit ishte përdorur pa dijeninë dhe miratimin e tij, pavarësisht se ylli argjentinas kishte një marrëveshje ekskluzive me brendin Michelob.
Por pakënaqësia e Messit raportohet se nuk lidhet vetëm me këtë rast. Ai thuhet se ishte i zhgënjyer edhe me organizimin e ceremonisë së lamtumirës ndaj tij me kombëtaren, duke përfshirë problemet me zërimin dhe një shfaqje me dronë, ku Messi paraqitej duke goditur topin me këmbën e djathtë, ndonëse është futbollist majtak.
/GazetaBlic Sport/

