Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka publikuar një mesazh për futbollistin Ilir Krasniqi, duke e vlerësuar lart për karakterin, përkushtimin dhe paraqitjet e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Batatina e ka cilësuar Krasniqin si krenarinë e Llapit të Zahir Pajazitit dhe të Llapit të Legjendave, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i punës, disiplinës dhe seriozitetit, shkruan Indeksonline
Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që mbrojtësi kosovar të transferohet sa më shpejt në Serie A, pasi beson se i ka cilësitë për të luajtur në një kampionat të nivelit më të lartë.
“Kosova ka nevojë për liderë si ti. Jam i bindur se do të jesh një nga shtyllat kryesore të përfaqësueses sonë në rrugëtimin drejt Evropianit!”, ka shkruar Batatina.
Në fund, trajneri i Llapit e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Forca Ilir, krenaria e Llapit!”./Indeksonline/

