KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kalendar i tmerrshëm për Barcelonën, 9 ndeshje brenda vetëm 29 ditësh para festave!

Kalendar i tmerrshëm për Barcelonën, 9 ndeshje brenda vetëm 29 ditësh para festave!

Barcelona po përgatitet për një periudhë jashtëzakonisht të ngarkuar të sezonit, pasi skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të duhet të zhvillojë plot nëntë ndeshje brenda vetëm 28-29 ditësh, para festave të fundvitit.

Katalanasit do të përballen me një kalendar të ngjeshur, ku nuk mungojnë as kundërshtarët e nivelit të lartë dhe as sfidat në kompeticionet e ndryshme.

Në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona do të presë Villarrealin, Atlético Madridin, Celta Vigon, Manchester Cityn dhe Real Sociedadin.

Ndërkohë, në transfertë, katalanasit do të luajnë ndaj Sabahut, Deportivos dhe Málagës.

Përveç këtyre takimeve, Barcelona do të ketë edhe një ndeshje në kuadër të Kupës së Mbretit (Copa del Rey), e cila është planifikuar të zhvillohet gjatë javës së 14 dhjetorit.

Ky kalendar paraqet një sfidë të madhe për Hansi Flick, i cili do të duhet të menaxhojë me kujdes minutat e futbollistëve, rotacionin dhe gjendjen fizike të skuadrës.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.