Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë kontratë në vlerë prej 57 mijë e 600 eurosh, për marrjen e automjeteve me qira për nevojat e këtij institucioni.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës operatori ekonomik që ka fituar këtë kontratë është “Mercom Auto” SH.P.K., me adresë në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 57,600 euro, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes është 12 muaj.
Në këtë aktivitet të prokurimit është pranuar vetëm një tender, i cili do të furnizojë ZKM-në me 10 vetura.
Kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet.
Më poshtë detaje:
Burimi: indeksonline.net ↗

