Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale, si dhe aktgjykimin e dytë të shpallur një ditë më parë ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë se me dje, Thaçi është eliminuar politikisht dhe është shkatërruar me procedura.
“Ajo dje që është lexu në atë aktgjykim, veç e ka konfirmuar aktgjykimin e parë, sepse sipas meje, Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Prej dje, pothuasje nuk ekziston si një njeri i cili ka pas ndikim, ka pas të kaluar dhe tash është i mbyllur në këtë formë dhe një njeri si Hashim Thaçi e sheh të shkatërruar me procedura.”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka folur edhe për reagimin e djeshëm të Thaçit pas dënimit me 17 muaj burgim, duke e cilësuar si të vonshëm këtë formë proteste.
“Reagimi i tij ishte me të drejtë, por kjo formë proteste do të duhej të ishte më e pranishme. E ka ditë Thaçi se i gjithë procesi është përgatitur për ta çuar në burg, gjithçka ka qenë e projektuar për Thaçin. Këta po më duket e kanë kriminalizuar fjalën, shprehjen.”, ka thënë tutje ai. /Klankosova.tv

