Bashkimi i Prizrenit ka pësuar një tjetër humbje në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur në shtëpi nga Manchester Basketball me rezultat 84-95.
Skuadra prizrenase nuk arriti të shfrytëzonte përparësinë e terrenit vendas në palestrën “Sezai Surroi”, duke u dorëzuar përballë ekipit anglez në një ndeshje ku kërkonte një rezultat pozitiv.
Kjo humbje e rëndon edhe më shumë bilancin e Bashkimit në garat evropiane, pasi skuadra kosovare renditet në vendin e fundit.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

