KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E enjtja vendimtare: Ligji për Specialen në duart e deputetëve (VIDEO)

E enjtja vendimtare: Ligji për Specialen në duart e deputetëve (VIDEO)

Pa i kryer krejt punët në të vjetrën, thirrën seancë të re.

Veçse, para takimit të rregullt, deputetëve pritet t'u vijë në dorë Ligji për Dhomat e Specializuara, të cilit nuk i erdhi radha javën e kaluar, megjithëse ishte vënë në rend dite.

Partia që ishte edhe nismëtare për këtë ligj, pret t'i ketë edhe votat e Vetëvendosjes.

Me gjithë përkrahjen që kishin, në partinë në pushtet kanë dilema për ndikimin e ligjit.

Për ndryshimet që janë paralajmëruar se do të vijnë më pas, thonë se kurrfarë informacioni nuk kanë.

Lidhur me pozicionimin karshi këtij ligji, ndërrim nuk ka te Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi ka njoftuar për seancën plenare me pika tjera në rend, megjithatë Klani merr vesh që para saj, në ora 10:00, ligjëvënësit do të mblidhen për ta trajtuar paraprakisht çështjen e Ligjit për Specialen.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.