KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Vushtrrisë alarmon qytetarët për erërat e forta, apelon për kujdes të shtuar

Komuna e Vushtrrisë alarmon qytetarët për erërat e forta, apelon për kujdes të shtuar

Komuna e Vushtrrisë ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në këtë komunë, ndërsa paralajmërohet se mot me erëra të forta pritet edhe gjatë ditës së nesërme.

Përmes një njoftimi, Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin qëndrimin në zona të rrezikshme, ku si pasojë e erës mund të rrëzohen drurë, degë apo objekte të ndryshme, raporton IndeksOnline.

Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të sigurojnë sendet e lehta në ballkone, oborre dhe hapësira të jashtme, si dhe të kontrollojnë tabelat reklamuese, skelat dhe strukturat e tjera që mund të rrezikohen nga era.

Kujdes i veçantë është kërkuar edhe gjatë qarkullimit në trafik, sidomos në zonat e ekspozuara ndaj erërave të forta.

Komuna ka theksuar se këto masa synojnë parandalimin e incidenteve dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.