Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, ka folur për zhvillimet politike në Serbi dhe mundësinë e rifillimit të dialogut me Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Atlantic Council, Koopman ka thënë se me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë do të diskutohen disa çështje të rëndësishme, përfshirë Kosovën, si dhe përafrimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me atë të BE-së.
Ai ka theksuar se ende nuk është formuar qeveria e re në Serbi, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të besimit ndërmjet Beogradit dhe Bashkimit Evropian.
“Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. Ende nuk ka qeveri, ka çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe me temën e Kosovës. Nëse mund të fillojmë me gjërat themelore, përparimi mund të arrihet shpejt dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka deklaruar Koopman.
Ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet e ardhshme politike në Serbi do të jenë të rëndësishme për raportet e këtij vendi me Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/
“The Student List is focused on the rule of law—what we call the fundamentals. Even if they don’t call it a European path, I can see a pathway towards restarting the talks on this basis,” @GertJanEU tells @IlvaTare on #BalkansDebrief.
Watch: https://t.co/7b2hdDBTGg https://t.co/0IX2RpmYEB
— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) November 18, 2026

