KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca pret në takim lamtumirës Ziv, vlerëson rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë

Konjufca pret në takim lamtumirës Ziv, vlerëson rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamar Ziv.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Konjufca e falënderoi ambasadoren Ziv për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë në në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, raporton IndeksOnline.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

“Zëvendëskryeministri Konjufca i shprehu Ambasadores Ziv mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.