Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është takuar të mërkurën me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë.
Pas takimit, Çitaku ka bërë të ditur se e ka falënderuar Presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuuar në përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka theksuar se tash është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete.
“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.
Ajo ka riafirmuar përkushtimin për të qëndruar pranë çlirimtarëve në betejën për drejtësi dhe për të mbrojtur të vërtetën për luftën e UÇK-së.
“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku. /Zëri

