Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në takim, kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, bashkë me anëtarët e tjerë, e informoi presidenten për ecurinë e deritashme të punës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për koordinimin ndërinstitucional dhe mbështetjen juridike, institucionale e diplomatike në procesin e apelit.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të UÇK-së.

