KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona i merr tri çmime, Yamali dhe Flick shpërblehen për sezonin fantastik

Barcelona i merr tri çmime, Yamali dhe Flick shpërblehen për sezonin fantastik

Lamine Yamal, Hansi Flick dhe Joan Garcia janë tre përfaqësuesit e Barcelonës që kanë fituar çmime individuale për sezonin 2025/26 në La Ligë.

Katalonjasit dominuan ndarjen e çmimeve, duke konfirmuar edhe një herë sezonin e suksesshëm, në të cilin mbrojtën titullin e kampionit.

Yamal u shpall lojtari më i mirë, pas kontributit të madh me 16 gola dhe 12 asistime, ndërsa Flick mori çmimin e trajnerit më të mirë pasi e udhëhoqi skuadrën drejt titullit me 94 pikë.

Portieri Joan Garcia u vlerësua për pritjen më të mirë të sezonit, në derbin kundër Espanyolit.

Në mesin e fituesve është edhe Arda Güler i Real Madridit, i cili u shpërblye për golin më të bukur të sezonit.

Turku kishte realizuar nga më shumë se 65 metra në përballjen me Elchen, duke shënuar një prej golave më spektakolarë të kampionatit.

Ndërkohë, çmimi për talentin më të mirë U23 i takoi Carlos Espi të Levantes.

Sulmuesi 20-vjeçar realizoi 11 gola në sezonin e tij të parë në elitë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.