Paulo Dybala dhe Mile Svilar pritet të kthehen në formacionin titullar për ndeshjen e Romës në shtëpi kundër Parmës të shtunën, pasi kanë munguar përkatësisht një dhe dy muaj për shkak të lëndimeve.
Pas pushimit për ekipet kombëtare, Serie A rifillon me ndeshjet e raundit të 12-të, dhe “ujqërit” presin Parmën të shtunën.
Sipas Sky Sport Italia, Dybala dhe portieri Svilar morën pjesë në stërvitjen e sotme dhe pritet të fillojnë nga minuta e parë kundër Parmës.
Argjentinasi nuk ka luajtur që nga 14 tetori, kur pësoi një tërheqje muskulore në humbjen 4-3 ndaj Real Madridit.
Svilar u lëndua rëndë gjatë stërvitjes dhe ndeshja e tij e fundit ishte më 19 shtator kundër Interit.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

