KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohen për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë u deponuan nga gjashtë klientë në bankë

Dyshohen për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë u deponuan nga gjashtë klientë në bankë

Një shumë prej 3 mijë e 800 eurosh, që dyshohet se janë të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, paratë dyshohet se ishin deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Rasti është raportuar më 17 nëntor 2026, ndërsa dyshimet lidhen me periudhën 14 deri më 29 tetor 2026.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti, ndërsa paratë janë sekuestruar për ekzaminim.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Prizren / 14.10-29.10.2026. Më 17.11.2026 një mashkull kosovar (menaxher i një banke private) ka dorëzuar në polici një shumë prej 3800€ para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë sipas dëshmitarit janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, paratë janë sekuestruar për ekzaminim”, ka njoftuar ajo. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.