Një shumë prej 3,800 eurosh, që dyshohet se janë të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, më 17 nëntor 2026, menaxheri i bankës ka dorëzuar paratë e dyshuara, të cilat, sipas deklarimit të tij, ishin deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.
Depozitimet dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 14 deri më 29 tetor 2026.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Shuma prej 3,800 eurosh është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit për të vërtetuar autenticitetin e kartëmonedhave.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./IndeksOnline/

