KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin dhe Xi takohen në Shenzhen, përpara takimit trepalësh me Trumpin

Putin dhe Xi takohen në Shenzhen, përpara takimit trepalësh me Trumpin

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping janë takuar në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po mbahet në Shenzhen, përpara takimit të tyre trepalësh me presidentin amerikan Donald Trump.

Gjatë takimit, Xi Jinping deklaroi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë “kanë mbetur të qëndrueshme edhe përballë stuhive”, duke theksuar nevojën për ndërmarrjen e hapave konkretë për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai shtoi se të dyja vendet duhet të luajnë një rol më aktiv në drejtimin dhe avancimin e prirjes drejt një rendi botëror shumëpolar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana e tij, Vladimir Putin vlerësoi se partneriteti mes Moskës dhe Pekinit në politikën e jashtme po funksionon “në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive në arenën ndërkombëtare”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.