KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ja për çfarë pritet të flasin Trump, Putin dhe Xi Jinping

Ja për çfarë pritet të flasin Trump, Putin dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump ka përmbyllur vizitën e tij në Filipine – dhe së shpejti do të niset drejt Kinës për një takim të paprecedentë me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun.

Ky takim trepalësh do të bashkojë dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe tri fuqitë më të mëdha bërthamore.

Putini tashmë ka mbërritur në Shenzhen – pak orë pasi Ukraina goditi një urë rrugore jetike që lidh Krimenë me Rusinë.

Por pse është i rëndësishëm ky takim?

Marrëdhënia midis këtyre tri vendeve ka një ndikim të konsiderueshëm në politikën globale, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare.

Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës.

Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën.

Pushtimi rus mbetet një nga sfidat më të mëdha për sigurinë evropiane, dhe çdo diskutim midis Trumpit, Putinit dhe Xi-së do të ndiqet me vëmendje të madhe në Kiev dhe në mbarë kontinentin.

Por çfarë pritet të diskutohet aty?

Armët bërthamore duket se janë në krye të agjendës së Donald Trumpit.

Të paktën kështu shprehet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, e cila tha javën e kaluar se ai planifikon të “diskutojë për reduktimin e armëve bërthamore në botë”.

A do të përfshihet Kina?

Vendosmëria e Trumpit për të folur rreth armëve bërthamore mund të mos gjejë mbështetje te Xi Jinping.

Kina u është shmangur më parë thirrjeve për t’u përfshirë në negociata, duke këmbëngulur se është më e përshtatshme që SHBA-ja dhe Rusia – dy vendet që zotërojnë, me diferencë të madhe, arsenalet më të mëdha – të bisedojnë drejtpërdrejt.

E Uashingtoni duket se e kupton se gjasat për një përparim konkret janë të pakta.

“Nuk presim të arrijmë ndonjë lloj marrëveshjeje”, ka thënë një zyrtar i lartë.

“Kjo është një temë e vështirë për t’u trajtuar nga Kina, por ne mendojmë se ka ardhur koha që Kina të bëjë një hap përpara – të ulet, nëse mund ta themi kështu, në tryezë dhe të zhvillojë biseda serioze për çështje serioze”.

Irani, por jo Ukraina

Trump pritet gjithashtu të ngrejë çështjen e luftës në Iran.

Megjithatë, sipas një zyrtari të lartë amerikan, nuk pritet që ai të përmendë luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

“Kemi pasur shumë takime së fundmi me rusët, por Kina nuk është vërtet pjesë e këtij procesi, ndaj nuk duket e përshtatshme që diskutimi për Ukrainën të bëhet aty”, tha zyrtari. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.