KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd

Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë menjëherë nga Man Utd

Gary Neville ka zbuluar gjashtë lojtarët që Mauricio Pochettino duhet t’i largojë nga Manchester Unitedi sapo të marrë drejtimin e klubit.

Më 18 nëntor, trajneri argjentinas do të marrë zyrtarisht drejtimin e “Djajve të Kuq”, pas shkarkimit të Michael Carrick në fillim të pushimit ndërkombëtar.

Pochettinon e pret një punë e vështirë në Old Trafford, pasi disa futbollistë thuhet se nuk janë të kënaqur me situatën aktuale në klub. Për këtë arsye, legjenda e Unitedit, Gary Neville, ka propozuar një revolucion në skuadër, duke përmendur emrat e gjashtë lojtarëve që duhet të largohen.

Duke folur në emisionin The Overlap Daily’s Stick to United, Neville nuk ngurroi t’i përmendte emrat e futbollistëve që nuk i sheh më pjesë të projektit të ardhshëm.

“Nëse i shikoni lojtarët që janë aktualisht aty, Martinez do të largohej, De Ligt do të largohej, Mazraoui do të largohej dhe Mount do të largohej. Kjo është vala e parë, verën e ardhshme”, deklaroi Neville.

Ai më pas shtoi edhe dy emra të tjerë në listën e largimeve të mundshme: Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee.

“Rashfordin, nëse mundesh, dhe Zirkzeen. Gjashtë lojtarë”, u shpreh ish-mbrojtësi anglez.

Neville foli edhe për të ardhmen e talentit të ri Ayden Heaven, duke sugjeruar që mbrojtësi të huazohet në një klub të Championshipit sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë dhe minuta në fushë.

Megjithatë, sipas tij, Pochettino duhet të jetë i vendosur që asnjë lojtar të mos largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por të gjitha ndryshimet të realizohen në verën e ardhshme.

Por revolucioni i propozuar nga Neville nuk do të përfundonte me kaq. Ai parashikon edhe një valë të dytë largimesh një vit më vonë, ku përmendi Luke Shaw, Harry Maguire, Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.