Ka kaluar një orë e lojës në përballjen mes Ukrainës dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku vendasit po vazhdojnë të udhëheqin me rezultat minimal 1-0.
Goli i shënuar nga Danylo Sikan që në minutën e parë të takimit mbetet i vetmi deri më tani në këtë sfidë. Pjesa e parë u mbyll me këtë epërsi të ukrainasve, ndërsa në fraksionin e dytë loja është shoqëruar me luftë të fortë sportive dhe ndërhyrje të ashpra.
Gjyqtari i takimit u detyrua të nxjerrë dy kartonë të verdhë brenda dhjetë minutash; fillimisht u ndëshkua Ihor Krasnopir te Ukraina në minutën e 53-të, e më pas Otar Kakabadze te Gjeorgjia në minutën e 62-të.
Me pak më pak se gjysmë ore lojë të mbetur deri në fund, Ukraina po menaxhon me kujdes avantazhin e hershëm, ndërsa gjeorgjianët po shtojnë presionin në kërkim të golit të barazimit. /IndeksOnline/

