Një pjesë e parë e zjarrtë dhe me plot katër gola të shënuar ka prodhuar përballja mes Uellsit dhe Portugalisë, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ku të dyja kombëtaret kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 2-2.
Takimi nisi furishëm me mysafirët që kaluan të parët në epërsi. Kapiteni Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të pas asistimit të João Neves, duke i dhënë avantazhin 0-1 Portugalisë.
Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë (13′), David Brooks barazoi shifrat në 1-1 pas një pasimi nga Rubin Colwill. Uellsi nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 40-të arriti të përmbysë rezultatin në 2-1, ku këtë herë Brooks asistoi për Sorba Thomas.
Por, Portugalia gjeti forcën të kundërpërgjigjet sërish. Në minutën e 43-të, Pedro Neto shënoi golin e barazimit 2-2 pas asistimit nga Francisco Trincão, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.
Pjesa e dytë pritet me interesim të madh, me të dyja skuadrat që po dhurojnë futboll të hapur dhe efikas. /IndeksOnline/
🚨⚽ GOAL: QUICK RESPONSE FROM PORTUGAL TO GET THE EQUALIZER! 🇵🇹🔥
PEDRO NETO SCORES! ✨
🏴 Wales [2-2] Portugal 🇵🇹 https://t.co/X0PaeboV5Y
— FÚTBOL HUB (@FutbolHub_) November 17, 2026

