KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndërprerje masive te Apple, përdoruesit përballen me probleme

Ndërprerje masive te Apple, përdoruesit përballen me probleme

Një ndërprerje e gjerë teknike ka prekur disa prej shërbimeve më të përdorura të kompanisë Apple, duke shkaktuar probleme për përdoruesit në qasje dhe funksionimin e platformave online.

Ndër shërbimet e prekura janë Apple Music, App Store dhe disa funksione të iCloud, ndërsa probleme janë raportuar edhe gjatë përdorimit të Apple Pay, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të statusit të sistemeve të Apple, shërbimet e prekura mund të jenë të ngadalta ose përkohësisht të padisponueshme. Megjithatë, kompania deri më tani nuk ka bërë të ditur shkakun e ndërprerjes dhe as kohën e saktë se kur pritet të rikthehet funksionimi i plotë.

Në anën tjetër, disa platforma të tjera të kompanisë, përfshirë shërbimin e transmetimit Apple TV, kanë vazhduar të funksionojnë pa probleme të raportuara.

Kjo ndërprerje vjen pas një serie incidentesh teknike që ditëve të fundit kanë prekur edhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë. Javën e kaluar, Microsoft u përball me probleme që shkaktuan ndërprerje të shërbimeve për një periudhë të gjatë, ndërsa një defekt tjetër teknik ndikoi edhe në operacionet e disa aeroporteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.