KOHA kërkon 5 mijë euro nga ish-gazetarja që u largua nga puna, ajo pretendon se u detyrua të nënshkruante kontratë pesëvjeçare
Grupi KOHA ka paditur ish-gazetaren e këtij medium Shpresa Hasimi, duke kërkuar prej saj 5 mijë euro për largimin nga puna para përfundimit të një periudhe pesëvjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetarja, e cila ka njoftuar se sot ka dorëzuar përgjigjen ndaj padisë përmes avokatit Yll Zekaj.
Sipas saj, KOHA po e mbështet kërkesën në një dokument të quajtur “Kontratë mbi Sponsorizimin e Trajnimeve Profesionale”.
Por ajo që e bën rastin veçanërisht shqetësues janë rrethanat në të cilat gazetarja pretendon se është nënshkruar kjo marrëveshje.
Ajo ka treguar se, në fillim të karrierës, së bashku me kolegët kishte kaluar nëpër trajnime dhe punë praktike pa kompensim financiar.
Burimi: lajmi.net ↗

