KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AGK-ja kërkon nga Grupi KOHA të tërheqë padinë ndaj gazetares Shpresa Hasimi

AGK-ja kërkon nga Grupi KOHA të tërheqë padinë ndaj gazetares Shpresa Hasimi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim lidhur me padinë e ngritur nga Grupi KOHA ndaj gazetares Shpresa Hasimi, përmes së cilës kërkohet kompensim prej 5 mijë eurosh për shkak të largimit të saj nga puna para përfundimit të një periudhe pesëvjeçare.

Sipas AGK-së, padia lidhet me një dokument të titulluar “Kontratë mbi Sponsorizimin e Trajnimeve Profesionale”, i cili, sipas deklarimit publik të gazetares, ishte vendosur si kusht për punësim, pas një periudhe trajnimi dhe pune praktike pa pagesë.

Në reagimin e saj, AGK-ja e ka cilësuar këtë rast si jashtëzakonisht shqetësues, veçanërisht për faktin se padia është ngritur nga një shtëpi mediatike ndaj një gazetareje që më parë ka kontribuar në atë medium.

Asociacioni vlerëson se praktika të tilla mund të krijojnë pasiguri në mesin e profesionistëve të medias dhe të ndikojnë në lirinë e gazetarëve për të marrë vendime lidhur me zhvillimin e tyre profesional dhe marrëdhëniet e punës.

AGK-ja ka bërë të ditur se qëndron në mbështetje të plotë të gazetares Shpresa Hasimi dhe se do ta ndihmojë atë me kapacitetet e saj institucionale dhe profesionale. Përfaqësimi ligjor i saj po bëhet nga avokati Yll Zekaj, zyrtar ligjor i AGK-së, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Duke theksuar se respekton pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk paragjykon rezultatin e procesit, AGK-ja i ka bërë thirrje Grupit KOHA që të tërheqë padinë ndaj gazetares.

Në reagim, Asociacioni ka theksuar se mediat duhet të jenë shembull në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe në garantimin e kushteve të drejta të punës, në vend të veprimeve që mund të shkaktojnë presion financiar dhe profesional ndaj tyre.

AGK-ja ka bërë të ditur se do ta përcjellë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në Kosovë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.