KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova me fanella të bardha në Dublin, FFK publikon pamje nga zhveshtorja para duelit vendimtar

Kosova me fanella të bardha në Dublin, FFK publikon pamje nga zhveshtorja para duelit vendimtar

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë me fanella të bardha në përballjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet në Dublin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në anën tjetër, përfaqësuesja irlandeze do të paraqitet me fanellat e saj tradicionale, me ngjyrë të gjelbër. Këto detaje janë bërë të ditura përmes pamjeve të publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

FFK ka shpërndarë një video nga zhveshtorja e Dardanëve, ku shihen fanellat e bardha të përgatitura për ndeshjen e sontme. Pamjet janë publikuar pak para fillimit të një prej sfidave më të rëndësishme të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda udhëton drejt kësaj ndeshjeje me një objektiv të qartë: të sigurojë vendin e dytë në Grupin B3. Kosovës i mjafton një barazim për ta arritur këtë synim dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën A.

Ndërkohë, Irlanda është e detyruar të fitojë për ta kaluar Kosovën në renditje. Në përballjen e parë, të zhvilluar më 24 shtator në Prishtinë, Dardanët triumfuan 1-0 falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 83-të.

Tashmë, gjithçka vendoset në Dublin, ku Kosova synon ta përsërisë suksesin e ndeshjes së parë dhe ta mbyllë këtë fazë të Ligës së Kombeve me një tjetër rezultat pozitiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.