KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përparim Rama me kritika të ashpra: Qeveri e kotë që merret me sabotazhe, shantazhe e bllokada

Përparim Rama me kritika të ashpra: Qeveri e kotë që merret me sabotazhe, shantazhe e bllokada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, sidomos për situatën me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se nuk ka ide se si ta ndalë kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e saboton organizimin e “Prishtina 2030”.

“Nuk di çka me ba ma për me ndal këtë njeri, apo këtë qeveri, për me sabotu këtë ngjarje ndoshta më të madhen në histori të Kosovës. Nuk di çka me ba ma”.

“Është qeveri e kotë, qeveri që merret me sabotazhe, shantazhe e bllokada, e jo me zhvillim të vendit tonë”, u shpreh Rama.

Në lidhje me ndarjen e 1 milion eurove nga Buxheti i Shtetit për Unazën e qytetit të Prishtinës, Rama tha: “Kjo është me i qit hi syve qytetarëve, me i rrejt se edhe këtë po e bëjmë, me ju thënë se ne e kemi planifikuar…”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.