KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka-Pula: Aktgjykimi i Speciales ngre shqetësime për të drejtat e palëve, të respektohen standardet ndërkombëtare të drejtësisë

Presidentja Shiroka-Pula: Aktgjykimi i Speciales ngre shqetësime për të drejtat e palëve, të respektohen standardet ndërkombëtare të drejtësisë

Presidentja e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke ngritur shqetësime lidhur me respektimin e të drejtave të palëve gjatë procesit gjyqësor.

Në një deklaratë, ajo ka theksuar se çdo institucion i Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, duhet të veprojë në përputhje me juridiksionin e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Sipas saj, çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet duke respektuar standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, përfshirë garantimin e të drejtave të të akuzuarve dhe zbatimin e procedurave ligjore.

Presidentja ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Dhomave të Specializuara ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve, duke theksuar rëndësinë e garantimit të së drejtës për ankim dhe të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Ajo ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Në fund të deklaratës, presidentja ka theksuar se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë së vendit dhe, sipas saj, nuk mund të vihen në pikëpyetje nga proceset gjyqësore. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.