KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Kam bërë gabime në jetën time” – Jensen Huang flet për herë të parë pas dorëheqjes nga Nividia, i gatshëm të rikthehet në krye të kompanisë

“Kam bërë gabime në jetën time” – Jensen Huang flet për herë të parë pas dorëheqjes nga Nividia, i gatshëm të rikthehet në krye të kompanisë

Jensen Huang ka reaguar publikisht pas raportimeve për dorëheqjen e tij nga drejtimi i gjigantit teknologjik Nvidia, duke pranuar se ka bërë gabime në jetën personale, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në punën e Bordit Drejtues të kompanisë.

Në një deklaratë të përcjellë për BBC-në përmes një përfaqësuesi personal, Huang ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, transmeton lajmi.net.

“Kam bërë gabime serioze në jetën time personale. I kam krijuar probleme Bordit Drejtues, për të cilat ndiej keqardhje të thellë. Marr përgjegjësinë e plotë për gabimet e mia”, thuhet në deklaratën e tij.

Reagimi vjen në kohën kur në media janë publikuar raportime për marrëdhënie të dyshuara jashtëmartesore, përfshirë edhe pretendime për një lidhje me një person të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Këto raportime kanë ngritur pikëpyetje jo vetëm për jetën private të Huang, por edhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe eksportin e mikroçipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.

Pavarësisht situatës së krijuar, Huang nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të Nvidia-s. Ai ka deklaruar se do ta konsideronte nder nëse do t’i jepej sërish mundësia për të udhëhequr kompaninë.

Sipas tij, pas zhvillimeve të fundit ka marrë telefonata të shumta nga punonjës të Nvidia-s, investitorë dhe persona të tjerë, të cilët i kanë kërkuar të rikthehet në pozitën e drejtorit ekzekutiv.

Ndërkohë, Huang pritet të dëshmojë më 1 dhjetor para disa komisioneve të Kongresit amerikan, ku do të diskutohet roli i tij dhe i Nvidia-s në eksportin e mikroçipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.

Një ditë më vonë, më 2 dhjetor, para të njëjtave komisione pritet të paraqitet edhe Tim Teter, këshilltari i përgjithshëm ligjor i kompanisë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.