KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s, nëse e kërkon bordi

Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s, nëse e kërkon bordi

Jensen Huang ka deklaruar se do të ishte “i nderuar” të rikthehej si CEO i gjigantit teknologjik Nvidia, nëse një gjë e tillë do të kërkohej nga bordi i kompanisë.

Deklarata e tij vjen pas dorëheqjes së papritur, në një kohë kur ai po përballet me raportime për afera jashtëmartesore, përfshirë një lidhje të pretenduar me një grua të dyshuar si e lidhur me inteligjencën kineze.

“Kam bërë gabime serioze në jetën time personale. I kam krijuar probleme bordit, për të cilat pendohem thellësisht. I pranoj plotësisht gabimet e mia”, tha Huang përmes një deklarate në X, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se ka marrë shumë thirrje nga punonjës, investitorë dhe persona të tjerë që i kanë kërkuar të rikthehet në krye të Nvidia-s.

Megjithatë, sipas BBC-së, bordi i Nvidia-s aktualisht nuk po shqyrton rikthimin e tij. Ndërkohë, bordi po heton sjelljen e Huang, përfshirë një aferë të pretenduar me një ekzekutive të kompanisë.

Huang pritet gjithashtu të përballet me pyetje nga disa komitete të ligjvënësve amerikanë lidhur me aferën e pretenduar me gruan e dyshuar si e lidhur me Pekinin.

“Եթե bordi vendos se rikthimi im është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, kompanisë dhe Amerikës, do të isha i nderuar të rikthehesha si CEO”, deklaroi Huang.

Pavarësisht kësaj, rikthimi i tij në këtë fazë duket i pamundur, ndërsa hetimet për skandalin vazhdojnë. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.