KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A po rrezikohen seriozisht Lojërat Mesdhetare? Flet kryetari Rama (VIDEO)

A po rrezikohen seriozisht Lojërat Mesdhetare? Flet kryetari Rama (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova ai tha se vetëm kur është marrë vendimi që këto lojëra të organizohen në Kosovë, është përfshirë Qeveria.

Sipas tij, nga ekzekutivi nuk kanë besuar se për Kosovën do të votonin shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Për me qenë nikoqir i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, është bërë një punë monumentale nga Komiteti Olimpik, dhe kemi ndihmuar me aq sa kemi mujt ne nga Kryeqyteti. Një iniciativë fenomenale, të cilën Qeveria atëherë nuk kanë besuar se do ta fitojmë, sepse nuk besojshin që edhe shtetet që nuk na kanë njohur si shtet votojnë për ne. Vetëm kur u kry kjo punë, iu bashkëngjitën procesit”, u shpreh Rama.

Ai potencoi se në dhjetor do të mbahet takimi i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në Athinë, ku tha se do të tregojnë se janë detyrat e Qeverisë ato që nuk janë përmbushur.

Rama tha se detyrat e Kryeqytetit janë përmbushur në tërësi.

“Çështja më serioze është anulimi i takimit, normal, të mbrojtjes të Lojërave Mesdhetare, dhe normalisht jemi duke shkuar drejt humbjes. Takimi i ICMG-së do të mbahet në dhjetor, ku edhe e marrin vendimin. T’i zgjidhim këto probleme, të shkojmë në takim në Athinë dhe t’u tregojmë që të gjitha detyrat që ata ia kanë vënë Qeverisë, sepse ne si kryeqytet i kemi përmbushur të gjitha detyrat që ne i kemi pasur… ka qenë te Qeveria dhe hezitimi i tyre për përmbushjen e detyrave të vitit 2023. Dhe jo që nuk janë kryer detyrat në afat që i kanë kërkuar, kanë kërkuar edhe pjesën e pagesës, apo financave të ICMG-së, që është pjesë kontraktuale, nuk e kanë paguar as atë. Por edhe më keq, përkundër faktit që fillimisht nuk u kanë kthyer përgjigje, nuk u është dukur çështje serioze, pastaj kemi marrë emailin e tyre të dytë…”, u shpreh mes tjerash Rama. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.