KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pérez gjithnjë e më i bindur për transferimin e Haalandit te Real Madridi

Pérez gjithnjë e më i bindur për transferimin e Haalandit te Real Madridi

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të transferuar Erling Haalandin.

Përkundrazi, presidenti Florentino Pérez thuhet se është gjithnjë e më i bindur se sulmuesi norvegjez mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së vitit 2027.

Sipas gazetarit anglez Nick Harris, një person që së fundmi ka drekuar me Perezin ka treguar se presidenti madrilen është optimist për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Haaland madje raportohet se është një nga prioritetet kryesore të drejtuesve të klubit.

Situata e Manchester Cityt mund të ndikojë në këtë operacion.

Klubi anglez vazhdon të përballet me çështjen e shkeljeve të pretenduara financiare në Premier League, ndërsa përfaqësuesit e disa futbollistëve thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e largimit të lojtarëve pa pagesë, në rast se City humbet betejën ligjore.

Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë. Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2034, ndërsa në Madrid do të duhej të gjendej edhe mënyra për ta sistemuar në një repart ofensiv ku tashmë janë Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.