KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës në takim me përfaqësues të FBI-së: Çka u diskutua?

Policia e Kosovës në takim me përfaqësues të FBI-së: Çka u diskutua?

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, këtë të martë zhvilloi një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky takim ishte me rëndësi të veçantë, gjatë të cilit pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë, raporton IndeksOnline.

“U. D. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se bashkëpunimi në mes të PK-së dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.