KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një 18-vjeçar nën dyshimin për lajmërim të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Ndalohet një 18-vjeçar nën dyshimin për lajmërim të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të rrejshëm të vendosjes së bombës në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

“Më 17.11.2026, në periudhën nga ora 05:45 deri në orën 07:25, nëpunës policorë nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Njësisë Policore Zherovjan pranë SPB Tetovë, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.D. (18), në fsh. Radiovcë, në rrethinë të Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 366 të Kodit Penal, përkatësisht për lajmërim të rremë për bombë në shkollën e mesme komunale – gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë”.

“Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular, ndërsa A.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.