Interesimi për përballjen vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës ka arritur kulmin, pasi tashmë janë shitur të gjitha biletat për sfidën e sontme.
Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në fushën e stadiumit “Aviva” të Dublinit para rreth 50 mijë tifozëve, në një atmosferë të zjarrtë ku nuk do të mungojë as mbështetja e tifozëve “Dardanë” që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin irlandez, shkruan IndeksOnline.
Sipas faqes zyrtare të Federatës Irlandeze të Futbollit, të gjitha biletat tashmë janë shitur.
Ndeshja e fundit e Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve nis në ora 20:45, teksa të përzgjedhurve të Franco Fodës u mjafton edhe një barazim për ta vulosur pozitën e dytë dhe biletën për në “play-off”-in e Ligës A. /IndeksOnline/

