KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Wayne Rooney rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: “Kisha menduar t’i jepja fund jetës”

Wayne Rooney rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: “Kisha menduar t’i jepja fund jetës”

Ish-futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney, ka bërë një rrëfim tejet prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke zbuluar se në një moment të karrierës kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës.

Rooney ka treguar se, ndonëse në fushën e futbollit ndihej gjithmonë i sigurt dhe në elementin e tij, jashtë saj përballej me vështirësi të mëdha personale.

“Arrita në një pikë ku mendova t’i jepja fund jetës sime. Në fushën e futbollit ndihesha gjithmonë rehat, por me gjithçka tjetër e kisha shumë të vështirë”, ka rrëfyer ai.

Ish-ylli i Manchester United ka theksuar se mbështetja e bashkëshortes së tij, Coleen Rooney, dhe e nënës së tij ishte vendimtare për ta kaluar atë periudhë të vështirë.

Ai ka treguar se gjithçka nisi të ndryshonte vetëm pasi gjeti forcën të fliste hapur për gjendjen e tij dhe të pranonte se kishte nevojë për ndihmë.

“Vetëm pasi fola me Coleen-in dhe nënën time, dhe pasi e thashë me zë të lartë se më duhej ndihmë, fillova ta kaloja atë periudhë”, ka deklaruar Rooney.

Rrëfimi i tij rikthen në vëmendje rëndësinë e shëndetit mendor dhe mesazhin se edhe njerëzit që duken të fortë dhe të suksesshëm mund të përballen me beteja të vështira larg syrit të publikut./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.