Në CineStar u shfaq para-premiera e filmit të shumëpritur Zero A.D.: The Birth of Christ, gati një muaj para datës zyrtare të premierës për publikun.
E veçanta e këtij projekti madhështor, në të cilin luajnë Jim Caviezel, Deva Cassel dhe Sam Worthington, është fakti se në të është i përfshirë edhe një producent nga Kosova, Noli Molla, i cili mban rolin e producentit ekzekutiv të këtij projekti ndërkombëtar filmik.
Para-premiera kishte një rëndësi të veçantë, pasi producenti Molla ishte i pranishëm në kinemanë CineStar, ku ndau detaje nga prapaskenat e realizimit të një filmi me përmasa globale, procesi i produksionit, si dhe informacione të padëgjuara më parë.
Në një intervistë të shkurtër për Telegrafi.com, ai ka treguar se si u bë pjesë e këtij projekti dhe ka zbuluar më shumë rreth skenarit të filmit.
“E kam lexu skenarin, edhe pasi ia kemi nisë me e përpunu paketën për mi pasë këta aktorë, e në fillim u kanë, emri i këtij që e kemi pas aty edhe e kemi dashtë me i marr unë i thashë, hej ta marrim këtë Jim Caviezel. Ai është një nga aktorët e mi të preferuar, kështu që. Ky është filmi i parë që e kemi në kinema, në Kosovë, për mua. Një film i jemi, unë jam producent ekzekutiv në film”, ka thënë ai.
Producenti tregoi se filmi trajton lindjen e Krishtit, ndërsa aktorja Deva Cassel portretizon Shën Marinë.
“Producentët kanë bërë një kërkim, me 3000 e diçka, aktoret që kanë bërë audicion për rolin, të cilin e fitoi Deva Cassel, e cila është vajza e Vincent Cassel dhe e Monica Bellucit. Dhe ka bërë interpretim të jashtëzakonshëm”.
“Dhe regjisori nuk e ka ditur se vajza e kujt është. Ai e zgjodhi atë. Dhe më pas e kuptoi se: kjo është vajza e Vincent Cassel. Çfarë?! Për mua ishte emocionuese ta shohë pjesë të projektit pasi Monica Belluci ka luajtur në The Passion of The Christ”, ka deklaruar Molla.
Më tej, producenti bëri të ditur se gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me emra të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe disa prej aktorëve që janë pjesë e këtij projekti.
“Unë kam bashkëpunu me Frank Grillo, Andy Garcia, me Josh Hutcherson, me Jim Caviezel, me Garcia Bernal, Ben Mendelsohn”.
Sipas Mollës, buxheti për realizimin e filmit ka qenë 44 milionë dollarë. Ai gjithashtu bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që filmi të propozohet për ceremoninë prestigjioze të Oscars.
“Nëse nominohet për ne, është shumë mirë. Ky film ka qaq shumë zemër. Tash Angel Studios po don me e konkurru e këqyrë mirë qysh me kinema. Është pak sfiduese me filma çka kanë të bëjnë të orientuar nga feja”.
I pyetur nëse në të ardhmen synon të realizojë edhe një film që trajton historinë e Kosovës, Molla zbuloi se ka dy ide konkrete në mendje.
“Tash në moment jemi tu këqyrë thellësisht me e bo një për Skënderbeun, një film, është pak sfiduese, se skenari duhet me u kanë i fortë, por një send më së shumti, çka jam tu e këqyrë më thellësisht, është me ia bo Adem Jasharit historinë. M’i këqyrë aktorët, çka janë të fortë, me bo internacional filmin. Njëjtë sikur ta bën një film kështu, te këta aktorët janë internacionalë, por është Zero. A.D një ngjarje në Lindjen e Mesme”.

