KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës

Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se janë identifikuar dhe ndaluar për 48 orë, dy personat e dyshuar për përfshirje në dy rastet e grabitjeve të armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në qytetin e Gjakovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy personat e dyshuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Ndaj dy personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.