KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasen dy trena pranë stacionit kryesor në Pragë, 46 persona të lënduar

Përplasen dy trena pranë stacionit kryesor në Pragë, 46 persona të lënduar

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në kryeqytetin çek, Pragë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur ballë për ballë në një urë pranë stacionit kryesor të trenave.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit, gjatë orarit të pikut, duke shkaktuar lëndimin e 46 personave. Mes të lënduarve janë edhe dy makinistët e trenave, të cilët raportohet se kanë marrë lëndime të rënda, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Për fat të mirë, nga përplasja nuk është raportuar asnjë viktimë. Sipas autoriteteve, shpejtësia e ulët me të cilën po lëviznin trenat ka ndikuar që aksidenti të mos përfundonte me pasoja fatale.

Ministri çek i Transportit, Ivan Bednarik, deklaroi për mediat lokale se ende nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishte një defekt teknik apo gabim njerëzor. Megjithatë, dyshimet e para sugjerojnë se njëri prej trenave mund të ketë kaluar në semafor të kuq.

“Qëllimi ynë është të analizojmë në mënyrë të hollësishme ngjarjen dhe të ndërmarrim të gjitha masat që do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të sigurisë së transportit hekurudhor”, deklaroi Bednarik.

Operacioni i shpëtimit zgjati rreth dy orë, kohë që iu desh ekipeve emergjente për të evakuuar të gjithë pasagjerët nga trenat e përplasur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ekipe të shumta të shpëtimit duke transportuar të lënduarit me barela, ndërsa automjetet emergjente kishin rrethuar zonën pranë stacionit.

Sipas agjencisë kombëtare çeke të lajmeve CTK, në mesin e personave të dërguar në spital ishin edhe 16 shtetas të huaj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.