KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla kërkon përgjegjësi nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe: Sqarimi i Marta Kos nuk mjafton

Gërvalla kërkon përgjegjësi nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe: Sqarimi i Marta Kos nuk mjafton

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete pas interpretimit të një kënge me përmbajtje nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit në Bruksel, më 15 nëntor.

Gjatë takimit të 8-të të Nënkomitetit BE-Kosovë për Drejtësi, Liri dhe Siguri, Gërvalla e ka cilësuar të papranueshme përfshirjen e këngës, e cila përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar nga Komisioni Evropian.

Ajo ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitete të pakontestueshme, ndërsa ka vlerësuar se sqarimi i komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se kënga nuk përfaqëson qëndrimin e Komisionit Evropian, nuk është i mjaftueshëm.

“Raste të tilla e dëmtojnë kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe besimin në paanshmërinë e tij. Pikërisht sepse ne besojmë fort në projektin evropian, kërkojmë një partneritet të ndërtuar mbi standarde, respekt, përgjegjësi dhe seriozitet të ndërsjellë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja është ndalur edhe te Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, i cili evidenton progres të kufizuar në Kapitullin 23, që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe mungesë progresi në funksionimin e gjyqësorit.

Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës i pranojnë këto vlerësime dhe i konsiderojnë si obligim për përshpejtimin e reformave.

“Ne nuk i shmangemi këtij vlerësimi. E konsiderojmë atë si detyrim për t’i përshpejtuar reformat, pa cenuar cilësinë e tyre, dhe për të siguruar rezultate të matshme në zbatim”, ka theksuar ajo.

Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian dhe vazhdimit të reformave në drejtësi, duke kërkuar që edhe partnerët evropianë të dëshmojnë të njëjtin nivel serioziteti, respekti dhe përgjegjësie në raport me Kosovën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.