KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bytyqi kundërshton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur: VV po tenton kapjen e institucioneve

Bytyqi kundërshton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur: VV po tenton kapjen e institucioneve

Nënkryetarja e Parë e Komisionit për Administratë Publike, Albana Bytyqi, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të mos e miratojë rekomandimin e Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Bytyqi e ka cilësuar si skandaloze këtë nismë të Vetëvendosjes, duke theksuar se rekomandimi për shkarkim është bërë pa arsyetim dhe pa respektimin e procedurave parlamentare.

‘Është skandaloze që Vetëvendosje, me votat e veta në Komision, kërkon dhe rekomandon shkarkimin e anëtarëve të një institucioni të pavarur, pa arsyetim dhe pa respektuar procedurat parlamentare. Kjo nuk është reformë, por tentativë për kapje politike të institucioneve të pavarura dhe të administratës shtetërore. Institucionet e shtetit nuk janë pronë e Vetëvendosjes. Kapja e shtetit duhet të ndalet”,ka thënë Bytyqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.