Ricardo Rodriguez është gjithnjë e më pranë një rekordi të veçantë në historinë e Kombëtares së Zvicrës, atë të futbollistit me më së shumti paraqitje me fanellën helvetike, rekord që aktualisht mbahet nga Granit Xhaka.
Mbrojtësi zviceran ka regjistruar paraqitjen e tij të 150-të me përfaqësuesen, në ndeshjen ndaj Skocisë, duke mbetur vetëm dy ndeshje larg kapitenit Granit Xhaka, i cili kryeson listën historike me 152 paraqitje, shkruan Indeksonline
Të dy futbollistët janë ndër emrat më me përvojë të futbollit zviceran dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses.
Në renditjen historike të futbollistëve me më së shumti paraqitje ndërkombëtare, Xhaka pozicionohet në vendin e 42-të, ndërsa Rodriguez në të 47-in.
View this post on Instagram
A post shared by kicker.ch Fussball (@kicker.ch_fussball)
A post shared by kicker.ch Fussball (@kicker.ch_fussball)
Në moshën 34-vjeçare, të dy veteranët vazhdojnë të jenë aktivë dhe nuk kanë dhënë sinjale për tërheqje nga futbolli ndërkombëtar.
Kështu, gara mes dy bashkëlojtarëve për rekordin e paraqitjeve me Zvicrën mbetet e hapur, ndërsa Rodriguez tashmë është vetëm dy ndeshje larg barazimit të rekordit të Granit Xhakës./Indeksonline/

