KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

A gënjeu FFK-ja për Zhegrovën? – në Itali thonë se ylli i Kosovës s’është i lënduar, veç i janë lodhur muskujt

A gënjeu FFK-ja për Zhegrovën? – në Itali thonë se ylli i Kosovës s’është i lënduar, veç i janë lodhur muskujt

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pavarësisht shqetësimeve për lëndimin që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi kosovar është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe rrjedhimisht nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Irlandës.

Megjithatë, mediumi italian "Gazzetta dello Sport" ka dhënë sinjale pozitive lidhur me gjendjen e futbollistit të Juventusit, duke raportuar se situata nuk është shqetësuese.

Sipas mediave italiane, Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje që nesër, fillimisht duke punuar i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, përpara se t’u bashkohet plotësisht bashkëlojtarëve.

Ai do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjekësore, por në Itali konsiderojnë se bëhet fjalë për një lodhje muskulore, e jo një lëndim siç e paralajmëroi shtëpia e futbollit kosovar.

Madje, nuk përjashtohet as mundësia e një rikuperimi të shpejtë, në mënyrë që Zhegrova të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juventusit kundër skuadrës së Venezias.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.