KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR-i përfundon stërvitjen shumëkombëshe “Drawn Sabre” në Deçan

KFOR-i përfundon stërvitjen shumëkombëshe “Drawn Sabre” në Deçan

KFOR-i ka përfunduar me sukses stërvitjen shumëkombëshe “Drawn Sabre”, e cila është zhvilluar në kampin “Sparta” në Deçan dhe është organizuar nga komanda rajonale “Perëndim”.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë personel dhe pajisje nga disa kontingjente dhe njësi të KFOR-it, duke përfshirë komandën rajonale “Perëndim”, Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it dhe Batalionin e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit.

Skenari i stërvitjes përfshiu ushtrime realiste dhe sfiduese për kontrollin e turmave dhe trazirave, ndërsa u praktikuan edhe procedurat e evakuimit mjekësor, në koordinim të ngushtë me njësitë përkatëse mjekësore të Shtabit të KFOR-it.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti kishte për qëllim standardizimin e procedurave, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes kontingjenteve pjesëmarrëse.

Stërvitja shënon përfundimin e një cikli intensiv trajnimesh, që synonte rritjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësisë reaguese të komandës rajonale “Perëndim”.

KFOR-i ka theksuar se përmes ushtrimeve të tilla, personeli i misionit vazhdon të përmirësojë kapacitetet dhe koordinimin, me qëllim që të jetë i pajisur dhe i përgatitur për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.