Sot kujtohet Luan Haradinaj, njëri nga pjesëtarët e hershëm të rezistencës së armatosur dhe figurat e rëndësishme të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ra heroikisht më 6 maj 1997, në moshën 23-vjeçare, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit.
Së bashku me vëllezërit dhe bashkëveprimtarët e tij, Luan Haradinaj u përfshi në organizimin e grupeve të para të armatosura në Dukagjin, si dhe në furnizimin me armatim të grupeve të rezistencës në Kosovë.
Pas rënies, trupi i tij u mbajt në Vlanë deri pas përfundimit të luftës, ku u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

