KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tragjike: Boksieri irlandez Lee Reeves ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda

Tragjike: Boksieri irlandez Lee Reeves ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda

Bota e boksit është tronditur nga lajmi për vdekjen e Lee Reeves.

Boksieri irlandez ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, rreth tre muaj pasi pësoi një lëndim të rëndë në tru gjatë një meçi kundër bashkëkombësit Gary Cully, më 1 gusht në Dublin.

Reeves u nokautua në raundin e dhjetë dhe u largua nga ring-u me barelë.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe qëndroi në koma të induktuar për disa muaj, ndërsa familjarët vazhdimisht shpresonin në përmirësimin e gjendjes së tij.

Fatkeqësisht, gjatë fundjavës ai pësoi edhe një infeksion, të cilit nuk arriti t’i mbijetonte.

Ai ndërroi jetë të hënën në spitalin e qytetit të tij, Limerick, i rrethuar nga familjarët.

Reeves kishte zhvilluar 18 meçe profesioniste, duke regjistruar 16 fitore, prej të cilave 11 me nokaut.

Përveç karrierës në boks, ai ishte i angazhuar edhe në aktivitete për ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor.

Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin sportiv irlandez. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.