Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur para përballjes me Kosovën në Ligën e Kombeve, duke theksuar se skuadra e tij synon vetëm fitoren.
Kosova dhe Irlanda ballafaqohen sonte nga ora 20:45 në Dublin, në duelin vendimtar për vendin e dytë në grup, shkruan GazetaBlic Sport.
“Do të jetë një ndeshje po aq e vështirë sa ajo në Austri. Është e qartë se na duhet fitorja, një barazim nuk na bën punë. Duhet të fitojmë dhe kjo është mentaliteti me të cilin hyjmë në ndeshje”, deklaroi Hallgrimsson.
“Është e rëndësishme të nisim mirë, fillimisht për të vendosur ritmin e lojës dhe më pas për t’i bërë tifozët të jenë me ne. Duhet të nisim me zgjuarsi, por edhe me agresivitet”, u shpreh trajneri irlandez.
/GazetaBlic Sport

