KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ymeri: “Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”

Ymeri: “Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaruar për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka thënë se deklaratat e Kurtit për ndalimin e tregtimit të energjisë me entitete serbe nuk përbëjnë garanci se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në praktikë.

Ajo ka shpjeguar se një kompani me origjinë serbe mund të regjistrohet në një shtet tjetër dhe më pas të ndërmjetësojë në shitjen e energjisë për Kosovën, duke e bërë të mundur vazhdimin e tregtisë përmes një entiteti tjetër.

“Unë muj sot me shku me hapë një kompani në Tiranë, me ia lanë emrin ‘KOSOVA ZEMRA IME’, për nacionalizëm, e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas saj, në këtë mënyrë mund të krijohet përshtypja se Kosova nuk po blen energji drejtpërdrejt nga një kompani serbe, ndonëse burimi i energjisë mund të jetë i njëjtë.

Ymeri ka thënë se zgjidhja nuk qëndron vetëm te deklaratat publike, por te sigurimi i kontratave konkrete me kompani nga shtetet aleate, përmes të cilave Kosova do të mund të siguronte energji elektrike me çmime më të favorshme.

Ajo ka përmendur edhe dallimin e çmimeve, duke thënë se Kosova duhet të sigurojë kontrata për blerjen e energjisë, për shembull, me 150 euro për megavat-orë, në vend të 300 eurove.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.