KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sllovenia avancon me dy gola ndaj Maqedonisë së Veriut

Sllovenia avancon me dy gola ndaj Maqedonisë së Veriut

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Sllovenia po e konfirmon epërsinë në stadiumin Toše Proeski Arena në Shkup.

Përfaqësuesja e Sllovenisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje ku mysafirët kanë treguar efikasitet më të madh para portës kundërshtare.

Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 29-të, kur Danijel Sturm realizoi për 0-1, pas asistimit të Žan Vipotnikut.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të sllovenëve, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ata vazhduan të kërkonin golin e dytë.

Në minutën e 66-të, David Zec shënoi për 0-2, duke e thelluar epërsinë e Sllovenisë dhe duke ia vështirësuar edhe më shumë detyrën përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Sipas renditjes para kësaj ndeshjeje, Sllovenia kërkon pozitën e dytë në Grupin B1, ndërsa Maqedonia e Veriut synon ta mbyllë kampanjën me rezultat pozitiv. /IndeksOnline/

⚽️ David Zec

🇲🇰 North Macedonia 0-2 Slovenia 🇸🇮

https://t.co/VH7slI68QA

— TalkFoot X | ₮₣✘ (@TalkFootX) November 16, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.